Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importet e karburanteve rriten 2,6%

Importet e karburanteve kanë shënuar një rritje prej 2.6% për periudhën janar-maj 2014, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke vijuar tendencën rritëse për të tretin vit radhazi.

Në sasi, importet e naftës benzinës për pesëmujorin arritën në rreth 161 mijë ton, niveli më i lartë që nga viti 2010, kur është shënuar dhe rekordi i blerjeve jashtë të karburanteve, si rrjedhojë e kërkesës së rritur nga rruga Durrës-Kukës.

Dy vitet e fundit, shtimi i shpejtë numrit të makinave të përdorura në vend, (importet e të cilave po rriten me shpejtësi që nga shtatori 2011, kur u hoq taksa e rishitjes) ka ndikuar dhe në zgjerimin e konsumit të karburanteve në vend. Vetëm në 2012-n u shtuan 52 mijë makina në qarkullim dhe në 2013-n hynë në qarkullim edhe 42 mijë mjete të tjera të vjetra, pothuajse dyfishi i mesatares historike të viteve të mëparshme, sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve.

Importet më të larta të karburanteve u shënuan në maj, ne rreth 40 mijë ton.

janar-maj 2014 importe karburante

Revista Monitor, 05.06.2014