Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fushë Krujë, grabitet transformatori

Rreth 400 banorë në zonën e Fushë Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e vjedhjes së një transformatori 6000 volt, në vendin e quajtur Ura e Gjoles. Grabitësit kanë hyrë në kabinë duke çmontuar dhe shkatërruar transformatorin, të cilit i janë shkëputur pjesët prej bakri dhe metale të tjera për skrap. Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që kryhen akte të tilla, ndërkohë që deri më sot askush nuk është ndaluar nga policia. “CEZ shpërndarje” në Krujë lajmëron se ky është rasti i katërt i vjedhjeve të kabinave elektrike në këtë zonë.

Koha Jonë, 04.06.2014