Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB: Ballkani mund të ketë probleme me energjinë

Përmbytjet në rajon mund të shkaktojnë probleme të furnizimit me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm. Kështu paralajmëruan nga Banka Botërore (BB). Prodhimi i energjisë elektrike në Serbi ka rënë me 40 % si rezultat i ndërprerjes 10 ditore të punës së centralit më të madh të energjisë elektrike. Probleme furnizimi me energji pati edhe në Bosnje-Hercegovinë si dhe Kroaci.

“Përmbytjet do të sjellin akoma më shumë dëme në burimet për prodhimin e energjisë, sidomos në termocentrale, sepse një pjesë e madhe e minierave të qymyrit janë të përmbytura ose kanë probleme me furnizimin me qymyr të termocentraleve. Kështu, ne parashikojmë rënie të prodhimit me rreth 40 %, që sigurisht do të shkaktojnë kriza në periudhën e ardhshme”, tha Magdalena Mihajllovska, analiste.

“Nuk priten probleme furnizimi në rajon, në përgjithësi, përfshi Maqedoninë. Ky do të jetë problem afatshkurtër vetëm për Serbinë, por jo edhe për rajonin. Korridoret transite janë të projektuara mirë që të mund të përballojnë krizën. Nuk presin as lëvizje çmimi të energjisë”, deklaroi Makademiku Gligor Kanevçe.

Megjithatë, stabiliteti i sistemit rajonal është me rëndësi edhe për zbatimin e hapit të tretë të liberalizimit të tregut, kur këtë vjeshtë mbi 80 mijë kompani do të dalin në tregun e lirë të energjisë, për të kërkuar ofertën më të mirë për furnizim.

“Ky proces ka në thelb, stabilitetin e sistemit energjetik, i cili për fat të keq nuk varet vetëm nga kushtet e brendshme në Maqedoni, por edhe nga stabiliteti rajonal, për shkak se rrjeti i tensionit të lartë është i lidhur me rrjetet e tjera në rajon”, tha Magdalena Mihajllovska, analiste.

Furnizimi i sigurt i kompanive dhe qytetarëve do të varet edhe nga fakti nëse kompanitë furnizuese kanë kapacitete të bollshme prodhuese.

Revista Monitor, 29.05.2014