Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Firmat e karburanteve, vazhdon ndëshkimi i shtetit

Shteti duket se e ka marrë seriozisht tashmë ndëshkimin ndaj të gjitha kompanive të karburanteve të cilat sipas kontrolleve të ushtruara prej tij, rezulton se kanë shkelur rregullat e shitjes me standardet e duhura të cilësisë së naftës apo të gazit pranë pikave të tyre. Kështu, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit pranë Inspektoriatit Qendror Teknik, raporton për 20 raste të reja gjobvëniesh vetëm gjatë periudhës së muajve mar – sprill 2014, kundrejt 23 të tillave të raportuara vetëm pak javë më parë. “Inspektoriati Qendror Teknik vijon kontrollet në mbarë vendin për zbatimin e standardeve në prodhimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit”, cilësojnë drejtuesit e këtij institucioni. Duke pohuar se përsa u takon standardeve në tregtimin e naftës dhe gazit, inspektorët e IQT-së gjatë muajit mars kanë penalizuar konkretisht rreth 20 subjekte, 12 prej të cilëve sipas tyre për mungesë dokumentacioni, 3 subjekte të tjera janë gjobitur për mosrespektim të standardit në përqindjen e squfurit, ndërsa 5 të tjerë për mosrespektim të standardeve për pikën e flakërimit”, citohet gjithashtu në deklaratën e këtij institucioni. Sikundër shtohet edhe fakti tjetër se inspektorët e drejtorisë së kontrollit të pajisjeve dhe instalimeve elektrike kanë penalizuar me gjoba edhe 10 subjekte të tjera për mosrespektim të standardeve. “Gjatë muajve shkurt-mars-prill, inspektorët kanë kryer kontrolle ku kanë konstatuar në 2 subjekte probleme me dokumentacionin ndërsa në 8 të tjera mungesë të standardeve të kërkuara”, sqarojnë konkretisht drejtuesit e IQT-së lidhur me një fakt të tillë.

20 – Firma karburantesh në rang vendi janë gjobitur nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit për shkelje të standardeve me cilësinë në shitjen e naftë dhe të gazit gjatë muajve mars-prill 2014.

23 – Firma karburantesh në rang vendi janë gjobitur nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit për shkelje të standardeve me cilësinë në shitjen e naftës dhe të gazit gjatë muajve shkurt-mars 2014.

Koha Jonë, 27.05.2014