Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FMN: Në fokus energjia, pensionet e pronat

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri i ka dhënë dritën jeshile qeverisë shqiptare për këstin e radhës prej 26.5 milion eurosh të cilat do të shkojnë në buxhet për të shlyer detyrimet e prapambetura që shteti i ka bizneseve. Pas dy javë bisedimesh në Tiranë me Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Bankën Qendrore, FMN vendosi të japë këtë shumë pasi financat kanë arritur të realizojnë të ardhurat në buxhet po aq sa kanë premtuar. Megjithatë, shefi i këtij misioni, Nadeem Ilahi tha se qeveria ka përpara tre sfida të cilat duhet t’i japë patjetër një zgjidhe. Ministri i Financave Cani tha se jemi drejt një zgjedhjeje të problemeve në sektorin energjetik, dhe për këtë qeveria po punon me bankën botërore. Sa i përket të ardhurave në buxhet, Shkëlqim Cani raportoi se katër muajt e parë të 2014-ës kanë sjellë 85 milion dollarë më shumë në buxhet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Ministrisë së Financave, deri tani janë dhënë 200 milion dollarë për të shlyer borxhet ndaj bizneseve, ndërsa pritet që futja e këtyre parave në ekonomi të sjellë për pjesën tjetër të vitit një rigjallërim të situatës ekonomike në vend. 2014-ta mendohet të mbyllet me një rritje ekonomike prej 2.1%.

Vizion Plus, 14.05.2014