Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Proçedim penal 5 abuzuesve të energjisë

Pesë persona në kryeqytet po proçedohen penalisht për vjedhjen e energjisë elektrike. Në vijim të aksioneve kundër abuzuesve me energjinë, të kryera në bashkëpunim me forcat e rendit, CEZ Shpërndarje ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shkeljet e konstatuara në terren, i cili iu referua Prokurorisë së Tiranës.

CEZ Shpërndarje bën të ditur se gjatë ndërhyrjeve të bëra ndaj perdoruesve të energjisë elektrike pa kontrata u bë prerja e lidhjeve të paligjshme për shtetasit Sali Bilja, Riza Cani, Skënder Hida, Asllan Ajazi dhe Edi Nelaj, të gjithë përfaqësues biznesesh.

Kompania CEZ Shpërndarje deklaron se do të vazhdojë çdo ditë aksionet kundër vjedhjes së energjisë elektrike dhe do të vërë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë abuzuesit.

Top Channel, 07.05.2014