Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Java italiane, mundësi investimi në energji

Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me komponentët ekonomikë të Sistemit Itali të pranishëm në Shqiperi (Zyra ICE në Tirane, Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri, Konfindustria Bari dhe BAT, Bashkimi i Dhomave Puglia, Kooperacioni Italian) dhe me Institucionet përkatëse shqiptare do të prezantojë edicionin e parë të “Javës Italiane” në Shqipëri nga data 5 deri më 7 maj. Të pranishëm do të jenë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Industrisë Arben Ahmetaj, ndërsa zëvendëskryeministri i Shqiperise Niko Peleshi, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Ministri i Turizmit dhe Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti do të marrin pjesë në panel sipas kompetencave përkatëse.

Aktiviteti ka si objektiv prezantimin e mundësive të shumta të biznesit që ofron Shqiperia në disa sektorë pritoritarë, më konkretisht në sektorët e energjise, turizmit, të industrisë përpunuese dhe bujqësise. Kjo në optiken e analizimit dhe të realizimit të operacioneve të investimit dhe të integrimit prodhues ndërmjet operatorëve ekonomikë të dy vendeve. E gjithë kjo pa lënë pas dore mundësinë e depërtimit tregtar në tregun më të gjërë ballkanik.

Me datë 6 maj aktiviteti do të zhvendoset në Vlorë për një ditë kushtuar mundësisë së investimeve në sektorin e turizmit.

Aktiviteti do të zhvillohet nëpërmjet paneleve të ndryshme me thellime tematike në sektorët e sipërpërmendur, të cilet do te pasohen nga seksione me takime të drejtpërdrejta B2B ndërmjet operatoreve italiane dhe shqiptarë të interesuar. Janë bërë pjesë e kësaj nisme mbi 170 sipërmarrje italiane të të gjithë sektorëve prodhues dhe sektorit të shërbimeve, disa prej të cilave do të marrin pjesë në më shumë se një panel tematik, dhe në takimet përkatëse B2B, dhe janë të ndara në këtë mënyrë: rreth 100 kompani në sektorin e turizmit, rreth 70 kompani në sektorin e energjitikës, rreth 50 kompani në sektorin e industrisë prodhuese dhe rreth 40 kompani në sektorin e bujqësisë.

Revista Monitor, 02.05.2014