Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Malësia e Krujës pa energji, shkak defekti

Mbi 2500 banorë të 7 fshatrave në Malesinë e Kurbinit, prej disa ditësh ndodhen në errësirë të plotë. Sipas banorëve arsyeja është një defekt në rrjetin elektrik, i cili është mjaft i amortizuar edhe për pasojë të faktorit kohë. Pavarësisht se janë kryer edhe lajmërimet e duhura sërish deri më sot askush nuk ka marrë përsipër ndërhyrjen për riparimin e tij. Banorët kanë akuzuar CEZ Shpërndarjen për situatën e krijuar ku sipas tyre pavarësisht se janë pagues të rregullt, shërbimi ndaj tyre mungon. Malësia e Kurbinit është nën juridiksionin e Komunës së Milotit ku pavarësisht lëvizjeve të shumta demografike, banorët e këtyre fshatarve nuk kanë lëvizuar nga banesat e tyre, qëndrim ky që në fakt i ka vendosur përballë shumë vështirësive.

Ora News, 30.04.2014