Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Po përmirësojmë sektorin e energjisë

Kryeministri i vendit, z.Edi Rama ka qënë i ftuar dje në emisionin televiziv “Debat +” në Vizion Plus. Kryeministri foli edhe për çështjet më jetike për qytetarët, siç është energjia. Ai premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

Energjetika më rezulton fusha ku pakënaqësia është më e dobët; ka një debat për çmimin e energjisë?

Prirja jonë nuk është të mbulojmë përmes rritjes së çmimit, por përmes faturimit dhe bërjes që të paguajnë të gjithë ata që konsumojnë energji. Ne po ndryshojmë hap pas hapi sistemin e punës në këtë sektor. Kemi një draft që është prezantuar nga ministri Gjiknuri. Edhe ky ministër, jo vetëm po e justifikon, por po tregon një sens kthjelltësie, por edhe logjike, për të përballur këtë sfidë. Edhe këtu do të ketë një reformë radikale të sistemit të zhvillimit.

Vizion Plus, 26.04.2014