Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e prodhimit rrëzon lehtë naftën

Kontratat “futures” të naftës Brent të Londrës kanë rënie drejt 107 dollarë për fuçi në sesionin e sotëm, pasi parashikimi për furnizimin e tregut global është i qendrueshëm, me rritjen e kapacitetit të prodhimit dhe eksportit nga Libia.

Çmimet u gjendën nën presion edhe për shkak të organizatës prodhuese dhe eksportuese të naftës, OPEC që tha se parashikon një kërkesë më të ulët gjatë këtij viti. Por rritja e tensionit midis Perëndimit dhe Rusisë ka kufizuar humbjet.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 27 cent në 107.2 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë ra me 52 cent. Nafta Bruto amerikane ra me 33 cent në 103.15 dollarë për fuçi, ndërsa përgjatë kësaj jave është rritur me rreth 2%.

Scan TV, 11.04.2014