Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregtia në Kinë rrëzon çmimet e naftës

Nafta Brent e Londrës ka rënë drejt 107 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm për shkak të të dhënave të dobëta mbi tregtinë në Kinë, që kanë rritur shqetësimet mbi kërkesën për naftë nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Eksportet dhe importet në Kinë regjistruan rënie surprizë gjatë Marsit dhe kanë shtuar frikën mbi një ngadalësim më të madh se vlerësimet paraprake.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 38 cent në 107.6 dollarë për fuçi, ndërsa në dy sesionet e kaluara fitoi 2.16 dollarë. Nafta Bruto amerikane ra me 25 cent në 103.35 dollarë për fuçi. Investitirët vazhdojnë të jetë të fokusuar edhe tek situata në Ukrainë.

Scan TV, 10.04.2014