Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria, rol kyç në tregun e hidrokarbureve

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Dorian Duçka mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Naftës dhe Gazit që është duke u zhvilluar në Ankara të Turqisë.

Z. Duçka referoi në hapjen e këtij forumi të rëndësishëm ndërkombëtar së bashku me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë z. Taner Yildiz, si dhe me Ministrin e Naftës së Irakut Abdul Karim Luaibi.

Z. Duçka në emër të Qeverisë Shqiptare shpalosi vizionin që ka Shqipëria për t’u shndërruar në një aktor kryesor në prodhimin e naftës në Evropë, si dhe të shndërrohet në një nyje kyçe për energjinë në rajon, ku roli i Shqipërisë në sigurinë e Energjisë së Evropës nëpërmjet Projektit TAP dhe IAP janë thelbësore, sidomos duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Zëvendës Ministri theksoi rëndësinë e rolit që Shqipëria ka si kontribuues dhe faktor pozitiv në diplomacinë energjetike në rajon, që do të kontribuojë direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Z. Duçka ftoi kompanitë ndërkombëtare dhe Turke pjesëmarrëse në forum dhe të interesuara për Shqipërinë, të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pasi qeveria do të jetë partner në suksesin e tyre.

Gjatë vizitës Zëvendës Ministri Duçka takoi Ministrin e Energjisë së Turqisë z. Taner Yildiz ku diskutuan mbi bashkëpunimin dhe rolin e përbashkët që Shqipëria dhe Turqia kanë për ecurinë dhe suksesin e Korridorit Jugor të gazit.

Z. Duçka u ftua dhe në një drekë pune nga Zëvendës Ministri Murat Mercan, ku u diskutuan ndihma dhe eksperienca që Ministria e Energjisë së Turqisë mund të jap për Shqipërinë. Z. Duçka e ftoi homologun z. Mercan për një vizitë në Tiranë, të cilën e pranoi duke u shprehur se do vijë me një delegacion biznesi që operon në fushat e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, për të eksploruar mundësitë për investim në këto sektorë në Shqipëri.

energjia.al 09.04.2014