Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, kërkohet shtrenjtim i energjisë

Zyra e Rregullatorit e Energjisë është detyruar të bëjë analizë të thellë të të gjitha kostove të KEK-ut dhe të KEDS-it për të parandaluar një shtrenjtim enorm të energjisë elektrike.

Burimet e gazetës Koha Ditore kanë bërë të ditur se kërkesat e KEK-ut dhe të KEDS-it për rritje të çmimit të energjisë elektrike shkojnë mbi 20 për qind.

Shumica e argumenteve të KEK-ut dhe të KEDS-it për rritje të tarifave të energjisë janë të bazuara.

Kërkesat e bazuara që kanë ardhur nga operatorët kanë bërë që ZRRE-ja të bëjë një analizë më të thellë të të gjitha kostove, në mënyrë që të parandalohet një shtrenjtim i tillë i energjisë, që do të ishte i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.

Portali Telegrafi, 02.04.2014