Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe: Reforma në energji lufton grabitjen

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, pas përfundimit të mbledhjes ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes me FMN, për huanë 331 milionë euro që i akordohet qeverisë së Shqipërisë. Në fjalën e tij Braçe thekson se në memorandumin mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN, nuk bëhet fjalë për rritje të 10 tatimeve e taksave të natyrave të ndryshme, duke i quajtur të pavërteta akuzat e PD për rritje taksash.

“Në Memorandumin mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN, nuk bëhet fjalë për rritje të moshës së pensionit, por bëhet fjalë për një reformë të skemës së pensioneve e cila u trashëgua nga Qeveria e Sali Berishës e falimentuar, po e përsëris e falimentuar, për të cilën është ngritur një Komitet i cili do të diskutojë dhe paraqesë brenda Dhjetorit 2014 një reformë tërësore që shpëton skemën e pensioneve dhe garanton kontributet e çdo shqiptari që ka paguar sigurime shoqërore deri më sot.

Në Memorandumin mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN, bëhet fjalë për një reformë të plotë të tregut të energjisë elektrike që synon të luftojë grabitjen e energjisë, uljen e humbjeve në rrjet, rritjen e arkëtimeve duke mos toleruar mospagimin e energjisë së konsumuar si dhe një reforme të tarifave të energjisë elektrike. Çmimi i energjisë elektrike që paguajnë sot familjarët nuk është reali, është shumë më i lartë se ai i faturuari.

Qytetarët paguajnë sot dy herë; Herën e parë faturën; Herën e dytë përmes tatimeve e taksave në buxhetin e shtetit i cili po financon, subvencionon çmimin e energjisë së prodhuar nga klientët e Sali Berishës që kanë licencat e koncesioneve; subvencionon çmimin e energjisë, i ulur qëllimisht, me të cilin KESH furnizon kompaninë CEZ. Kjo histori abuzimi duhet të marrë fund”, u shpreh Braçe.

Sot News, 01.04.2014