Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pemët do zëvëndësojnë ndriçimin e rrugës

Sipas Daan Roosergaarde, e ardhmja e artit dhe dizajnit do të ndryshohet nga një novacion spektakolar. Artisti, dizajneri dhe arkitekti danez ka ndihmuar në krijimin e disa projekteve të pabesueshme, që mund të na fusin në periudhën e re të estetikës.

Përpjekja e tij më e re, një plan për të zëvendësuar llampat me bimë bioluminishente, nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër. Roosegaarde po shpreson të transformojnë pemët që ndodhen në anë të rrugëve në fenerë ndriçues për kalimtarët. Së bashku me shkencëtarin Alexander Krichevsky dhe Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, ata do të marrin ADN nga bakteret luminishente të faunës detare. Speciet e vogla, që ndriçojnë në errësirë, do të shërbejnë si bazë për një projekt të përmasave të mëdha: instalime që emetojnë dritë dhe që duken si pemë.

Gazeta Shekulli, 01.04.2014