Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Investime në burimet alternative

E ardhmja energjetike e Maqedonisë është te shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, nga era, biomasat dhe rrjedhjet e vogla të ujit, thotë Sanja Bozhinovska, drejtoreshë e sektorit për tregti me energjinë elektrike në kompaninë Rudnap, një nga më të mëdhatë në këtë fushë në Europën Juglindore, e pranishme edhe në Maqedoni.

“Bëhet fjalë për burime të ashtuquajtura energji të gjelbërta të cilat fitohen me çmim relativisht të ulët, nuk e ndotin mjedisin, nuk ka nevojë nga importi i karburanteve dhe janë burim i lartë efektiv. Veçanërisht turbinat me erë të cilat i karakterizon mundësia për prodhimin e sasisë të madhe të energjisë, nuk përfshijnë hapësirë të madhe dhe janë burim i shkëlqyer i energjisë në fushat të cilat janë jashtë qyteteve”, thotë Bozhinovska.

Ajo thekson se duhet të shfrytëzohen këto mundësi, sepse Maqedonia është e begatshme me to, dhe dëm është të mos shfrytëzohen, ndërsa si mundësi për investime në objekte të reja energjetike e potencon partneritetin publiko-privat.

Revista Monitor, 26.03.2014