Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pagesat e energjisë brenda 10 prillit

Brenda datës 10 prill 2014 do të realizohet fshirja e detyrimeve që disa prej institucioneve kanë ndaj CEZ Shpërndarje për shkak të faturave të papaguara të energjisë. Kjo përcaktohet në strategjinë e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe të botuar në Fletoren Zyrtare.

Kjo strategji përcakton rrugën që do të ndiqet nga qeveria shqiptare për të shlyer detyrimet e prapambetura të institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, të faturave ndaj kompanive të sektorit publik të energjisë, duke përfshirë një mekanizëm të shlyerjes me kompensim të detyrimeve të prapambetura të sektorit publik deri në 10 miliardë lekë ndaj pjesëmarrëseve të sektorit publik të energjisë, që kanë detyrime të prapambetura dhe masat që do të kërkohen për të parandaluar krijimin e detyrimeve të mëtejshme financiare. Nivelet e ulëta të arkëtimit nga konsumatorët familjarë, bizneset dhe institucionet publike, humbjet e larta të energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes, si dhe mos shlyerja e detyrimeve të pretenduara nga operatorët që veprojnë në sektorin elektroenergjetik, ka krijuar një situatë të vështirë financiare dhe ekonomike në të gjithë këta operatorë dhe më gjerë.

Kjo ka çuar shpesh në bllokimin e veprimtarisë normale të tyre, si dhe në pezullimin e investimeve, që do të çonin në uljen e humbjeve dhe në rritjen e sigurisë së furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike. Kjo situatë e paqëndrueshme mund të përmbyset vetëm me zbatimin e menjëhershëm të një programi të plotë veprimesh, të mbështetur nga qeveria dhe komuniteti i donatorëve për një periudhë të gjatë kohore.veprimesh, te mbeshtetur nga qeveria dhe komuniteti i donatoreve per nje periudhe te gjate kohore.

Gazeta Shekulli, 25.03.2014