Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërprerja e energjisë, banorët bllokojnë rrugën

Banorët e lagjes “Gostil”, në periferi të qytetit të Kukësit, kanë bllokuar për shumë se një orë rrugën nacionale Kukës-Peshkopi. Shkak për këtë bllokim është bërë ndërprerja e energjisë elektrike prej afro një jave nga ana e kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Forcat e policisë së Kukësit nuk kanë mundur që të bindin banorët për t’u tërhequr dhe janë detyruar të devijojnë lëvizjen e automjeteve në një rrugë tjetër. Banorët, në shenjë proteste kanë djegur goma dhe kanë hedhur materiale inerte në rrugë për të penguar lëvizjen e mjeteve. Ata thonë se janë debitorë prej vitesh ndaj CEZ-it, por e kanë të pamundur të paguajnë faturat e larta, shpesh afrofe, sepse nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për t’i shlyer. Protestuesit pretendojnë se janë edhe banorë të tokave të përmbytura nga HEC-i i Fierzës dhe nuk janë dëmshpërblyer. Në këtë lagje periferike të Kukësit jetojnë më shumë se 200 familje dhe pothuajse të gjitha janë me ndihmë ekonomike.

Gazeta Shqiptare, 18.03.2014