Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksportet në Kinë rrëzojnë naftën

Nafta Brent e Londrës ka rënë poshtë 108 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, për shkak të rënies surprizë të eksporteve në Kinë, ndërsa tensioned gjeo-politike në Ukrainë dhe Libi kanë kufizuar humbjet.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 0.9% në 107.9 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 1.2% në 101.3 dollarë për fuçi, pas rritjes me 1 dollar në sesionin e së Premtes.

Përsa i përket zhvillimeve në Ukrainë, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe shtoi se referendumi në Krime është i paligjshëm.

Scan TV, 10.03.2014