Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“EVN Maqedoni” lider i liberalizimit të tregut

“EVN Furnizim”, ka fituar mbi 70 % të tregut të hapur të energjisë elektrike për konsumatorët e kualifikuar të cilët tashmë kanë vendosur, ose kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim.

Sipas marrëveshjeve të paraqitura për furnizim, EVN për furnizim e kanë përzgjedhur 115 kompani, pjesa tjetër e tregut ua takon furnizuesve të tjerë të liçencuar.

Po pritet të përfundojë procedura e tenderit për 20 kompanitë shtetërore në të cilat do të dihet dhe përzgjedhja e tyre për furnizim dhe përqindja përfundimtare e marrëveshjeve kyçe e kompanive me furnizim të liçencuar.

“Jemi të kënaqur nga marrëveshjet e nënshkruara, kjo është më shumë se sa pritej, duke pasur parasysh se tregu erdhi me ofertat e tyre dhe furnizues të tjerë.

Ata që na kanë dhënë besimin kanë përzgjedhur rrugën e drejtë, EVN do t’ju ofrojë përvojën e punës së deritanishme në tregun e shtëpisë, dhe nga puna e tregut në unionin Evropian. Ata zgjodhën ofertën më të mirë, furnizim të besueshëm, planifikim preciz, mbështjetjen e vazhdueshme si dhe partneritet.

Deri në fund të shkurtit, 222 kompani në vend me mbi 50 të punësuar dhe me të ardhura vjetore totale jo më shumë se 10 milion euro, kanë përzgjedhur furnizuesin e tyre të energjisë elektrike. Me këtë janë krijuar kushtet që nga 1 prilli të starton faza e dytë e liberalizimit të tregut për energji elektrike”, kanë thënë në EVN.

Agjensia e lajmeve Zhurnal, 04.03.2014