Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

RWE raporton humbjen e parë pas 60 vitesh

RWE AG (RWE) raportoi humbjen e tij të parë vjetore që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949, pasi rëna e çmimeve të energjisë elektrike shkaktoi ‘fshirjen’ e miliarda eurove.

‘Gjeneratori’ më e madh i energjisë së Gjermanisë njoftoi sot gjatë një deklarate humbjen neto prej 2.76 miliard euro (3.79 miliard dollarë) në shitje prej 54.1 miliard euro. Kjo krahasohet me një fitim prej 1.31 miliard euro një vit më parë.

Kompania dhe rivali EON SE (EOAN) po mbyllin fabrika, po reduktojnë kostot dhe dividentët dhe po shesin aktivet teksa po ulen çmimet e shitjes me shumicë të energjisë elektrike, duke bërë që shumë termocentrale të dalin me humbje. Lëvizja e Gjermanisë drejt energjisë me erë dhe asaj diellore, të cilat tani përbëjnë 23 për qind të prodhimit dhe kanë përparësi në rrjet, dhe kanë reduktuar kërkesën për energji ka shkaktuar rënien e çmimeve.

Të ardhurat neto periodike, që u përdorën për të llogaritur dividentët të cilët u përgjysmuan në 1 euro për vitin 2013, ranë në 2.31 miliard euro nga 2.46 miliard euro një vit më parë, tha kompania. Kjo rezultoi në kundërshtim me mesataren prej 2.39 miliardë euro vlerësuar nga 18 analistët e anketuar nga Bloomberg.

Shërbimi konfirmoi parashikimin se fitimet nga ajo masë do të ulen në 1.3 – 1.5 miliard euro këtë vit.

Të ardhurat neto periodike ranë 29 për qind në 399 milionë euro, në tremujorin e katërt në shitjet prej 14.2 miliard euro. Të dy shifrat u llogaritën duke zbritur të ardhurat nëntë mujore nga rezultatet e sotme të plota-vjeçare.

Revista Monitor, 04.03.2014