Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importi i energjisë

Importi i energjisë gjatë vitit që lamë pas ka arritur në vlerën e 170 mijë MWh, ndërsa eksporti në vlerën e 953 mijë MWh. Konsumi i energjisë ka arritur në 5.8 TWh ndërsa prodhimi nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në 5.2 TWh.

Edhe pse mund të konsiderohet si një vit pozitiv për sektorin energjetik shqiptar, pasi nevojat e vendit janë plotësuar nga prodhimi vendas, KESH sërish has vështirësi ekonomike. Rritja e eksporteve duket se ka ardhur pikërisht nga hidrocentralet e vogla dhe të mesme private, të cilat të gjithë energjinë e prodhuar përgjatë një viti ia shesin KESH-it.

Energjia nga këto hidrocentrale arrin në vlerën e 911 mijë MWh dhe Korporata këtë energji e ka shfrytëzuar për të plotësuar nevojat e konsumatorëve me anë të kompanisë CEZ Shpërndarje, apo edhe për ekport. Përkeqësimi i bilancit të KESH vjen për shkak se, hidrocentralet ia shesin energjinë me të paktën 2.8 lekë për kilovator, ndërsa Korporata ia shet CEZ-it me 2.2 lekë për kilovator. Bilanci negativ përkeqëson financat e ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të energjisë dhe është fryt i një vendimi të marrë nga ERE gjatë vitit 2012 për t’i ardhur në ndihmë ish kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Kjo masë u mor në atë kohë për të ndihmuar financiarish çekët në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale për garantimin e furnizimit pa ndërprerje. Që nga ajo kohë, ERE nuk ka rishikuar çmimet e energjisë, pasi vendimi është në fuqi për dy vjet. TV SCAN mëson se, Korporata ka drejtuar kërkesë pranë bordit të komisionerëve të ERE për rishikim të tarifave të energjisë dhe gjithçka pritet të vendoset gjatë muajit Dhjetor të këtij viti.

Scan TV, 04.03.2014