Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti për gazifikimin e Shkupit

Pёr katёr vite rajoni i Shkupit do tё gazifikohet. Kompania e zgjedhur e cila do tё fitojë koncesion prej 20 viteve, duhet tё ndёrtojë sё paku 70% pёrkatёsisht 175 kilometra nga rrjeti i nevojshёm pёr gazifikim. Ministria pёr transport dhe lidhje para kompanive anёtare tё Odёs ndёrtimore pranё LOE prezentoi projektin pёr gasifikim.

Ministri Mile Janakievski theksoi se thirrja pёr gasifikim tё rajonit tё Shkupit, qё ёshtё mё i madhi nga tre rajonet e parapara pёr gasifikim tё gjithё teritorit tё Maqedonisё, do tё zgjatё deri mё 26 maj tё kёtij viti.

“Me gasifikimin do tё zvogёlohet qmimi fiks i shpenzimeve. Zvogёlimi i madh i shpenzimeve vlerёsohet nё njё tё tretёn, ndёrsa investimi pёr kyqje nё sistemin pёr gas natyral, sipas analizave, kthehet pёr dy deri nё tre vite”, theksoi Janakievski, qё tregoi se mё ka kompani tё interesuara pёr ndёrtim tё kёtij sistemi.

Kryetari i Odёs ndёrtimore pranё LOE-sё, Sead Koçan, theksoi se gasifikimi do tё kontribuojё pёr rentabilitet mё tё lartё dhe produktivitet tё kompanive.

“Me gazifikimin çmimi i gazit natyral do tё zvogёlohet dhe do tё fitohet stabilitet mё i madh energjetik, qё gjithashtu ёshtё indikatorё i rёndёsishёm pёr investitorёt e vendit dhe ato tё huaj nё vend”, theksoi Koçan. Nё pёrputhje me vlerёsimet pёr nxehje me gaz nё krahasimme nxemjen qendrore, zvogёlimi i shpenzimeve do tё jetё rreth 24 pёrqind.

Agjensia e lajmeve Zhurnal, 20.02.2014