Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN orfron shërbimet më të mira për kompanitë

Oferta më e mirë, furnizim të sigurtë, planifikim preciz, mbështetje dhe partneritet, janë adutet kryesore të kompanisë së re “EVN Furnizim”. Në portofolin e vet të shërbimeve, përveç ekspertizës do të ofrojë dhe shërbime të cilat do t’ju mundësojë kompanive zgjidhjet më të mira për nevojat e tyre dhe specifikimet.

Kompanija ka një ekip profesional, menaxher kyç për shfrytëzuesit, të cilët përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kompanitë ofrojnë shërbimin në kohë dhe profesionalizëm, me çka ju mundëson zhvillim stabil të bizneseve të tyre.

„Për ndryshimet e tregut jemi duke u përgatitur në një perijudhë shumë më të gjatë dhe tashmë mirë i njohim kompanitë dhe nevojat e tyre. Do të ofrojmë mbështetje dhe shërbim të përsosur. Oferta jonë është dhe do të mbetet transparente, sepse ajo është një ndër faktorët kyç për suksesin e tregut të lirë. Kemi njohuri dhe resurse, ku ofrojmë çmime fer për energjinë, dhe pagesa shtesë për shpërndarje, përdorimin e rrjetit të shpërndarjes dhe distribuimit dhe trasmetim të rrjetit mbesin edhe më tutje të rregulluara, dhe ato do t’i përcaktojë komisioni Rregullator për energjetik”, u shpreh Niko Berberu, menacher i “EVN Furnizim”.

Pas hyrjes së “EVN” në Maqedoni, paralelisht me proceset tjera, filloi dhe ndërtimi i ekipit për shfrytëzuesit, të cilët me përvojën dhe njohuritë e tyre të “EVN Grupi” tërësisht është përgatitur për startimin e tregut të lirë. Ky ekip është themeli i “EVN Furnizmi” dhe do të vazhdojë të ndërtohet dhe t’i përforcojë marrëdhëniet me kompanitë të tregut si dhe pozitën e saj udhëheqëse në tregun e energjetikës. Mbështjetje të jashtëzakonshme në këtë perijudhë të përgatitjes dhe edukimit “EVN Furnizim” ka nga kolegët e “EVN Grup” të cilët kanë përvojë në operimin e një tregu të lirë.

„Me rreth 8000 të punësuar dhe 14 milion shfrytëzues në më shumë se 20 vende “EVN Grup” ka logjistikë, përvojë dhe njohuri në liberalizimin e tregut, që është një mbështetje e madhe për kompaninë e re. Në të njëjtën kohë kjo është një avantazh para konkurentëve të tjerë. Përvoja nga tregjet e tjera të grupit tonë, tregojnë se për sukses të tregut të lirë, më e rëndësishme është që rregullat të jenë të qarta në lojë dhe për të përmbushur parakushtin e përcaktuar. Jam i bindur se kompanitë do të njohin këto atribute të “EVN Furnizim” u shpreh Verner Hengst, kryetar i Bordit drejtues të “EVN Maqedoni”.

„EVN Furnizim” posedon liçencë dhe furnizim nga komisioni Rregullator për energjetikë, që është një garanci shtesë për qasje serioze të tregut.

Kompanija e cila tani më posedon liçencë për furnizim, ku përmes ekipit të tij profesional do të ofrojë çmimin më të mirë për tregun e energjisë dhe shërbimin më të mirë, e cila do të mundësojë zhvillim stabil për kompanitë.

energjia.al 19.02.2014