Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sportelet e CEZ, hapur dhe të dielën

Të gjitha sportelet e kompanisë CEZ Shpërndarje do të jenë të hapura për abonentët edhe ditën e dielë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

CEZ Shpërndarje bën të ditur se për t’i shërbyer sa më mirë interesave të abonentëve do të vendos në dispozicion personelin e saj edhe në ditët e pushimit. Një vendim i tillë u mor nga kompania, pas një fluksi shumë të madh të qytetarëve, që i drejtohen arkave për të kryer pagesat. Bëjmë me dije se gjatë kësaj periudhe është rritur ndjeshëm edhe numri i abonentëve debitorë që kërkojnë të shlyejnë faturat e papaguara. Gjithashtu hapja e sporteleve edhe ditën e dielë i krijon mundësi pagese të gjithë klientëve që gjatë javës janë të angazhuar në punët e përditshme.

CEZ Shpërndarje i bën thirrje të gjithë abonentëve që të paraqiten pranë sporteleve për të kryer pagesat e faturave të energjisë elektrike, atyre korente si dhe debive të akumuluara, tanimë në cdo ditë të javës . Kompania garanton shërbim cilësor, kundrejt korrektësisë së abonentëve.

CEZ Shpërndarje po vijon intensivisht aksionet për prerjet e lidhjeve të paligjshme, si dhe të debitorëve në të gjithë Shqipërinë, duke treguar vullnet dhe angazhim maksimal per te rikthyer normalitetin ne kete sherbim.

energjia.al 17.02.2014