Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti “Desertec”

Vendet e Ballkanit perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë potenciale të mëdha për të shfrytëzuar burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Ky rajon e ka pjesën më të madhe të vitit me diell, është i pasur me burime hidrike të pashfrytëzuara, vijë bregdetare shumë të gjatë dhe tokë bujqësore pjellore. Për më tepër, kabllot nënujore për transmetimin e energjisë nga brigjet e Adriatikut të Itali, do të jenë operacionale në vitin 2015, shumë kohë përpara se rrjeti i transmetimit i quajtur “Desertec”, që lidh Afrikën e Veriut me Europën Kontinentale, të jetë gati. Pra a mundet që Ballkani të eksportojë energji të rinovueshme në Europë në një të ardhme të afërt? A do të munden që investimet e Europës perëndimore dhe burimet e Europës Jug-Lindore të krijojnë një situatë të favorshme për të gjitha palët?

Ka shumë ekspertë të kësaj fushe që mendojnë kështu. Vizioni është që vendet europiane po “luftojë” për të përmbushur objektivat për të siguruar energji të rinovueshme, ose thjesht duke kërkuar për koso efektive të energjisë, duke investuar në rajonin e Ballkanit dhe të importojnë energji nga brigjet e Adriatikut ndrejt Italisë. “Ky bashkëpunim mund të ecë përpara më shpejt se projekti Desertec”, shpjegon Andreas Türk përfaqësues i Institutit të Kërkimeve Joanneum me qendër në Graz të Austrisë, duke ju referuar mega-projekteve që po ndërtohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe do të gjenerojnë energji diellore për Europën. Ajo që është e nevojshme në Ballkan është një përmirësim i infrastrukturës.

Në këtë rajon, nuk do të fillojë gjithçka nga e para, pasi këto vende janë në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe stabiliteti politik është i siguruar në terma afatgjatë, gjë që Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nuk e kanë. “Në letër, Ballkani ngjan me rajonin e “Shangri-la” në Australi përsa i përket prodhimit të energjisë së pastër. Shqipëria kryeson listën me pritshmëritë për të prodhuar deri në 70 mijë GWh deri në vitin 2020, me një përzierje të energjisë hidrike, energjisë bio dhe energjinë e erës. Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia vijnë pas Shqipërisë, por të gjitha kanë potenciale të mëdha për të realizuar objektivat deri në vitin 2020.

Ndërsa potenciali i Ballkanit për të instaluar panele diellore nuk është vlerësuar pletësish dhe një studim konkret është në përfundim e sipër. I gjithë rajoni po shikon mundësitë për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, që aktualisht ekziston vetëm në formën e hidroenergjisë. Kroacia, që u bë pjesë e Bashkimit Europian vitin e kaluar, ka një plan konkret, në linjë edhe me objektivat e BE-së për vitin 2020. Kroacia shpreson të krijojë rreth 80 mijë vende të reja pune, nëpërmjet prodhimit dhe efikasitetit të energjisë së pastër.

Scan TV, 17.02.2014