Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA, 500 mijë shtëpi pa energji për shkak të stuhisë

Një dendësi e tillë dëbore në shtetin e Atlantës nuk kishte rënë që prej vitit 1976. Stuhia përfshiu në mënyrë të papritur 22 shtete në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga dëbora e dendur, gjysmë milioni shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërsa nga të ftohtët kanë humbur jetën të paktën 12 persona.

Sasia e dendur e dëborës nuk lidhet me temperaturat e ulëta, që variojnë nga -5 në -12 gradë, të cilat konsiderohen normale në këtë periudhë. Si pasojë e kapriçove të motit, u pezulluan 3700 fluturime të ënjtën. Kjo sasi dëbore që ra në Shtetet e Bashkuara pasoi të ftohtin më të madh që përfshiu vendin që prej vitit 1990, me temperatura që arritën deri në -50 gradë.

Vizion Plus, 13.02.2014