Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova në alarm nga nafta kancerogjene

Futja e lëndëve djegëse që po përdoren për ngrohje, si nafta dhe mazuti me përqindje shumë më të lartë të sulfurit se sa normat e lejuara, ka filluar të ndikojë edhe në shëndetin e nxënësve dhe qytetarëve. Vetëm gjatë vitit 2013 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë diagnostikuar për të parën herë 735 persona me kancer.

Kështu tregojnë statistikat që posedon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku po vazhdojnë të lajmërohen numër i madh i personave të prekur nga kjo sëmundje. Skënder Baca, doktor në klinikën e mushkërive në QKUK, thotë se kompozimet kimike të sulfurit kanë afinitet të lidhur për ujin dhe ajrin.

Gazeta Zëri, 05.02.2014