Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Të kursehet energjia, koha për ndërgjegjësim

Në ceremoninë e inagururimit të zyrës për efikasitetin e energjisë, që u hap pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen më shumë për përdorimin në mënyrë të duhur të burimeve të energjisë. Sipas tij, qytetarëve duhet ta përdorin me eficencë energjinë elektrike pasi kursimi është një nevojë, që e dikton koha.

“Kjo është një zyrë mjaft e rëndësishme për të informuar publikun shqiptar por edhe për të kuptuar shumë mirë që eficenca energjitike është një burim shumë i rëndësishëm energjie. Kanë filluar ta quajnë burimi i rienergjisë për shkak se ka një hapësirë të madhe për të konservuar energji duke përdorur standartet më të mira qoftë në ndërtim, qoftë në fusha të tjera në mënyrë që të kursehet energjia. Kursimi i energjisë është një nevojë që e dikton koha jo vetëm për rastin e Shqipërisë, përtej problemeve të mëdha që ne kemi me humbjet pikërisht kjo është një rast që njerëzit të bëhen koshient se si ta përdorin energjinë në mënyrë më eficente dhe kjo fillon që nga godinat, që nga mënyrat e përdorimit të energjisë në mënyrë që konsumi të ulet” tha Gjiknuri.

Revista Monitor, 03.02.2014