Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça ndërmarrje publike në shkurt

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, tha se në Qeveri ka kaluar koncept-dokumenti mbi amendamentimin e Ligjit të ndërmarrjeve publike, në të cilin do të trajtohet edhe “Trepça”.

Ministri Ismajli beson që brenda muajit shkurt ligji do të arrijë të kalojë në Kuvendin e Kosovës dhe “Trepça” do të radhitet në listën e ndërmarrjeve publike, shkruan sot ”Koha Ditore”.

“Kjo ishte rruga më e shpejtë e mundshme që “Trepça” parimisht të nxirret nga kompetencat e AKP-së, sepse nuk ka kapacitet për ta trajtuar “Trepçën” si kompleks”, tha Ismajli.

Sipas tij, kjo ishte rruga më e shpejtë e mundshme që “Trepça” parimisht të nxirët nga kompetencat e AKP-së që, siç thotë ai, nuk ka kapacitet për ta trajtuar “Trepçën” si kompleks

portali Telegrafi 31.01.2014