Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohet shkelje në fushën e akcizës e subjektit “ENARVI” Sh.a.

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale të subjektit “ENARVI” sha u gjetën mangut 510,884 kg lëndë djegëse (solar) dhe 1,018,588 kg bitum sasi e hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme, pa paguar detyrimin e akcizës. U konstatua gjithashtu 632,000 kg lëndë djegëse (solar) e vetkonsumuar nga ky subjekt pa paguar detyrimin e akcizës.

Bazuar në Ligjin Nr.61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 4, pika 1, gërma “a” ka lindur detyrimi i akcizës në një vlerë prej 47,379,648 lekë. Për këto shkelje që klasifikohen “kundërvajtje administrative” subjekti “ENARVI” sha u penalizua me shumën 188,906,944 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 236,286,592 lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari.

energjia.al 20.01.2014