Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia, Irani dhe nafta

Dihet se ka rreth një muaj që Turqia është tronditur nga liria dhe pavarësia e “tepruar” e institucioneve, gjë që ka shkaktuar tension dhe hutim në qarqet e larta të politikës dhe shoqërisë. Ajo që po ndodh aty, sigurisht që ka lidhje me kundërvënien e lidershipit të Partisë për Drejtësi e Zhvillim (PDZH) ndaj Rendit të Ri Botëror (RRB) dhe Konfederatës së Orionit në lidhje me thembrën e Akilit, Lindjen e Mesme, Iranin, Sirinë dhe naftën. Ndërsa braktisi tullën e parafundit të gllabërimit të Lindjes së Mesme, Sirinë dhe pushtetin e Asadit, duket se Erdogan nuk ka vepruar po njëlloj, sipas axhendës së RRB, me Iranin. Madje – përveç dilemës shkatërruese midis laicizmit dhe shtetit religjioz, midis konceptit të shtetit kombëtar dhe atij perandorak, mes largimit nga domeni i kalifatit islam dhe ngritjes së çallmës së Kalifit në Stamboll – Irani dhe mbështetja e tij duket se është edhe në esencë të konfliktit të qeverisë së sotme turke me elitën perëndimore dhe sidomos me establishmentin çifut botëror, i cili ka në axhendën e vet çintegrimin dhe varësinë e Iranit e rënien e rajonit të L.M nën kontrollin sionist.

1. Dihet se gati e gjithë Lindja e Mesme ka qenë nën sundimin e Perandorisë Osmane për rreth 4,5 shekujsh. Pas zbulimit të naftës dhe teknologjisë mekanike që punonte me të, u duk shpejt se ndaj këtij lëngu të zi bota do të krijonte varësi. Ashtu siç ka lidhje me synimin e varësisë ndaj naftës a) atentati me bombe ndaj Titanikut, po ashtu, me naftën ka lidhje edhe b) Lufta e Parë Botërore dhe shkatërrimi i Perandorisë Osmane. Për ata që mund të çuditen për të parën, mund të themi shkurt se financuesit e Titanikut, lordi Astor&Co, ishin kundër krijimit të Fed-it, bankës private qendrore të SHBA të krijuar më 1913 (madje për të marrë në dorë emisionin e parasë nga kongresi tek bankat çifute u vra edhe presidenti A.Lincoln dhe u shkaktua edhe Lufta Civile në SHBA në shek.19) dhe po financonin kërkimet e gjeniut Nicola Tesla për të shpikur teknologjinë e shfrytëzimit wireless (pa tela) të organeve që ndodhen në rrjetën elektromanjetike të “bobinës” së planetit tonë Tokë. Meqenëse Tesla po punonte për ushtrinë amerikane dhe sidomos për satelitët e vibratorin që do të bënte ushtarin amerikan të padukshëm nga kalimi në një frekuencë jashtë brezit të frekuencave që sheh syri i njeriut, u vendos që të mos vritej Tesla, por financuesit e tij, qysh në udhëtimin e tyre promocional me Titanikun. Anulimi i udhëtimit nga frontmani i elitës, J.P.Morgan dhe konstruktorit të anijes, e përforcon mendimin e ekspertëve të pavarur se Titaniku u shpërthye me eksploziv.

2. Përsa i përket të dytës, Turqia nuk e kuptonte rëndësinë ekonomike të rajonit me zbulimin e arit të zi dhe funksioneve të tij, por e sprapste interesin sionist për krijimin e Izraelit në Palestinë vetëm nga pikëpamja fetare dhe gjeopolitike. Osmanët nuk e kuptonin dot atëherë varësinë që do të kishte bota nga ky lëng i zi dhe pasurimin e lehtë prej tij. Gjermanët që e kuptuan dhe që i zgjatën duart ta kapnin në bashkëpunim me osmanët dhe shqiptarët, u goditën dy herë shekullin e kaluar dhe u rrezikuan nga sionistët me kaos, shfarosje dhe deri me projekte sterilizimi të tyre pas L.II.B, nga e cila edhe sot gjermanët paguajnë reparacione ndaj Izraelit, i cili nuk ka ekzistuar gjatë kësaj lufte si palë!!! Gjithsesi, si hohencolerët ashtu edhe osmanët u zhdukën nga RRB prej lakmisë së tyre për sundim të Lindjes së Mesme. Duket se këto 60 vjet pas humbjes së tyre të dytë, edhe pse gjermanëve ja u shpërngulën të gjithë industrinë e tyre në vendet aleate fituese, me qëllim kthimin e tyre në një popull që do të merrej vetëm me bujqësi, artizanat dhe blegtori, gjermanët u ripozicionuan si një popull me nivel të lartë në aspiratat e tyre për HiTec. Turqia, përkundrazi, po përpiqet të qëndrojë në pozicionin e vjetër për të qenë aktore e gjeopolitikës së këtij rajoni dikur të qeverisur nga ky popull tribu me ambicie perandorake. Në këtë mënyrë, Turqia po i del ndesh me kujdes Uashingtonit, Londrës dhe Jerusalemit në politikat e tyre në rajon, sidomos për Iranin. Kështu, Turqia po përpiqet të përfitojë në sekret, në nivele të dyta, nga embargoja që SHBA dhe RRB u ka vendosur mallrave të Iranit dhe të shfrytëzojë pozitën e saj gjeografike për të ndihmuar me një normë të lartë kthimi nga investimi dhe riskimi prej këtij qëndrimi ‘liberal’ në raport me marrëdhëniet ekonomike me Iranin, duke ndikuar kështu në qëndrueshmërinë e rezistencës dhe pavarësisë së këtij shteti ndaj RRB. Por paradoksi qëndron te grupi fetar (politik) kundërshtues i brendshëm i shoqërisë turke, i përqendruar rreth liderit shpirtëror të Hizmet-it (shoqatë nga e cila varet edhe kolegji Gjylistani në Shqipëri), F.Gylen, i cili ndodhet si azilant në SHBA. E quajmë paradoks, se ndërsa kjo organizatë është fetare dhe më radikale sesa partia PDZH, në emër të vlerave fetare të islamit, duket se po përdoret nga RRB për të goditur establishmentin e sotëm qeverisës turk me në krye Erdoganin, të cilët kanë treguar në disa raste, vullnet anti sionist në rajon. Natyrisht që përveç përplasjes me Rusinë për çështjen e Sirisë, ku Turqisë i ishte premtuar ndonjë llokmë territoriale pas shpërbërjes së saj, kjo politikë ndaj Iranit i shkon për shtat Rusisë dhe Kinës, të cilat janë armiqtë më të mëdhenj të RRB. Në disa nivele të larta ka hipoteza se Toka, ku kanë shkelur rreth 3,500 raca e kombësi të ndryshme humanoidësh nga disa galaktika rreth e rrotull asaj tonës për 350 mijë vjet, përpiqet të kontrollohet nga organizma më të mëdha yjore me të cilat disa qeveri mbajnë kontakte. Pavarësisht se palët përpiqen për dominim në shtetet kryesore, duket se rendin e ri botëror e kontrollon Konfederata Reptiliane e Orionit, rusët dhe kinezët kontrollohen nga Federata e Bashkuar Arkturiane (përgjegjëse e ngritjes shpirtërore të njerëzve në sistemin Pleyades) dhe Aleanca e Ashtarit (përgjegjëse për ngritjen e nivelit teknologjik në Tokë).

Nuk duhet të jemi aq mendjemëdhenj sa të besojmë se ekzistojmë vetëm ne në gjithë këtë paanësi. Madje, pavarësisht nga pretendimet e fizikanëve të armatosur me teoritë e Newtonit, thuhet se ka sisteme, humanoidët e të cilëve mund të vijnë tek ne për 20 min me teknologjinë e tyre! Por ‘fizikantët’ refuzonin në kohën e tyre, me dekada, edhe Kolombin, edhe Kopernikun, e kështu me radhë. Por le të kthehemi te Turqia, e cila duket se ka dalë jashtë axhendës së RRB, i cili e sponsorizoi e mbështeti R.T.Erdoganin para 10 vjetëve për të ardhur në pushtet. Skema ‘antierdogan dhe antiturke’ duket se tashmë konsiderohet e dyfishtë dhe e plotësuar: armiqtë e jashtëm (RRB dhe sionistët ose ‘lobet e fajdesë’, siç i quan Erdogan) dhe armiqtë e brendshëm (turqit e pakënaqur të udhëhequr nga simpatizantët e Gylenit që ngjasin si dy pika uji me protestuesit e parë të ‘Pranverave arabe’ në Afrikën Veriore e LM, të cilët tani e kuptojnë se kanë rënë nga shiu në breshër). Në thelb, duket se palët janë të pakënaqura nga ndarja e presë dhe vjedhja e fondeve të investimit dhe shpenzimeve operative nga buxheti, sidomos tani që Turqia po hyn në stanjacion palët po përpiqen të rrëmbejnë copa për ti pasur si dhjamë në luftën e ardhshme dhe për të ndaluar zgjedhjen e Erdoganit si president në shtator.

Pus Nafte

3. Dihet se armiqtë e RRB këto dy shekuj të fundit janë zhdukur ose me revolucione të brendshme, ose me luftë ndërmjet shtetesh. Dy dinastitë, Bourbon dhe Romanov u përmbysën nga brenda. Osmanët nga jashtë. Kur popujt jetojnë në mizerje, kur pasuria nuk shpërndahet me drejtësi dhe kur mungon shteti i së drejtës, turmat manipulohen me kollaj. Po të shikosh me kujdes, ambicia islamike perandorake e Erdoganit dhe ministrit të tij të Jashtëm për ta bërë Turqinë një fuqi të madhe rajonale, është mallkimi i Ataturkut, i cili e prishi kalifatin dhe themeloi Republikën laike, pa të tilla ambicie perandorake e religjioze. Dihet se skema e përmbysjes së regjimit të Portës dhe osmanizmit në fillim të viteve 1900, ishin llozhat turke të frimasonerisë së çifutëve muslimanë të Selanikut, të cilat njihen në histori si xhonturq dhe e morën pushtetin në emër të otomanizmit, shanseve të barabarta dhe lirive për të gjithë qytetarët e perandorisë, të cilën, në fakt, synonin ta shpërbënin.

Kuptohet se veç gjetjes së mekanizmit të grumbullimit të energjive prej shpërthimit të koncepteve anti laike dhe imazhit perandorak islam nga e kaluara, kyçi i ngritjes ekonomike të Turqisë së dekadës së fundit është edhe shtrydhja e Iranit dhe përfitimi nga ekonomia e këtij vendi që lëngon nga barra e sanksioneve për shkak të politikave të tij të sigurisë e mosnënshtrimit ndaj sionistëve të cilat kanë rezultuar me një çmim shumë të lartë dhe me privime të rënda për popullin e saj. Sipas mediave ndërkombëtare pro sioniste duket se PDZH e Erdoganit ka shkelur drejtësinë në vend, pavarësisht se ka rritur zhvillimin. Konflikti mes palëve në rrugë, këto ditë duket se u transportua edhe në Parlament, ku qeveria në fuqi e Erdoganit u përpoq të kalonte disa ligje për të kontrolluar më shumë organet represive të shtetit, si kundërpërgjigje ndaj lirisë së madhe të këtyre organeve, në veprimtarinë për të ngritur akuza dhe për të ndaluar shumë funksionarë dhe të afërm të pushtetarëve, çka e detyroi Erdoganin të rithemelonte një kabinet të ri. Menjëherë Erdogan shkarkoi krerët jo besnikë të policisë dhe ka në plan të shkarkojë edhe rreth 4 mijë punonjës të administratës së lartë publike që llogariten si njerëz në shërbim të Gylenit dhe RRB. Dihet se thelbi i akuzave të RRB ndaj Erdoganit është lidhja e pushtetit me biznesmenin Reza Zarrab-i, një tregtar iranian 30- vjeçar, edhe ky i ndaluar pasi ju gjetën kesh 4,5 milionë $ në kutitë e këpucëve drejtorit të bankës ‘Halk Bank’, nëpërmjet të cilës mendohet se janë ‘pastruar’ rreth 85 miliardë $ prej naftës iraniane. Po kështu i bujshëm ishte edhe arrestimi i djalit të ministrit të Brendshëm me 1,5 milionë $ kesh, fakt të cilin mediat ndërkombëtare sioniste e ngritën në qiell për të treguar “fytyrën e vërtetë të Erdoganit”. Duket se pas protestave në Parkun Gezi të Stambollit (dhe në Ankara para pak ditësh), ku palët grinden për sheshet e ndërtimit dhe për plaçkë, këto arrestime treguan forcën në rritje të sionizmit në Turqi dhe dëshmuan se Turqia, ndryshe nga Rusia që i ka kaluar me sukses disa prova të tilla me rastin e zgjedhjeve presidenciale, është një kolloz rajonal në rritje, por me këmbët në rërë.

Gjithsesi, sipas akuzave të grupit të Gulenit dhe shtypit sionist, duket se sundimi i ligjit është padyshim para një rreziku të madh në Turqi. Po tremben ata që dëshirojnë të investojnë në këtë vend, ku sistemi juridik kontrollohet nga qeveria, si rezultat i së cilës po ulet produktiviteti, institucionet shtetërore synojnë të bëhen shumë të përqendruara, po rritet mungesa e transparencës dhe cilësia e kapitalit njerëzor në administratën publike.

Balkan web, 17.01.2014