Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers Petroleum, 1.6 mln euro të ardhura në ditë

Të ardhurat prej shitjeve të naftës nga kompania “Bankers Petrolium” që operon në fushën e Patos-Marinzës arritën në tremujorin e fundit të vitit 2013 në 1.6 milionë dollarë në ditë. Në një deklaratë zyrtarë për median, kompania njoftoi dje se prodhimi në Shqipëri për tremujorin e katërt të vitit 2013 ishte 19 303 fuçi naftë në ditë ose 4.1 % më i lartë se në tremujorin e tretë. Ndërsa prodhimi mesatar i naftës për vitin 2013 ishte 18169 fuçi në ditë ose 21 % më i lartë se në 2012. Nga ana tjetër shitjet e naftës gjatë tremujorit të fundit arritën në 19 710 fuçi në ditë ose 7.5 % më të larta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm. Çmimi mesatar me të cilin u shit nafta e Patos-Marinzë ishte rreth 85,71 $ për fuçi, që përfaqëson 78% të çmimit të naftës Brent në bursë prej 109,27 $ për fuçi. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2013 shitjet mesatare të naftës ishin 18.173 fuqi në ditë, me një çmim mesatar 85,41 $ për fuçi, me një rritje prej 23% krahasuar me vitin 2012. Kompania bën të ditur se gjatë tremujorit të katërt janë shpuar 40 puse horizontale, duke e çuar numrin e tyre në 37. Tridhjetë e tre prej këtyre puseve janë përfunduar dhe vijon puna dhe për shtatë të tjerë që do të vendosen në prodhimin këtë muaj. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të puseve të shpuara më 2013 në 146.

Gazeta Mapo, 08.01.2014