Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Trepça” me shumë probleme

Ndërmarrja “Trepça” vitin që po e lëmë pas po e përmbyll me bilanc pozitiv afarist, pavarësisht problemeve që e përcollën me mosdefinim të statusit të saj. Kjo ndërmarrje gjatë këtij viti ka rritur prodhimet e saj për 13.5 për qind.

Zëdhënësi i “Trepçës”, Bislim Muqa, ka thënë për Tribuna se gjatë këtij viti, nga minierat e “Trepçës” janë nxjerrë 173.145 tonë xehe, përderisa vitin e kaluar janë nxjerrë 152.557 tonë xehe.

Ai ka thënë se shitjen e këtyre xeheve nuk e kanë problem. “Këtë vit, tenderin për koncentratet e ‘Trepçës’ e ka fituar kompania “Coresteel DMCC”, me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe”. Megjithatë, zëdhënësi Muqa nuk ka mundur të flasë rreth të hyrave që ka pasur ndërmarrja gjatë këtij viti.

“Meqë ende nuk është mbyllur viti, Shërbimi i Financave të ndërmarrjes ‘Trepça’, deri kah fundi i janarit do t’i përfundojë pasqyrat financiare të afarizmit të ndërmarrjes, prandaj, vetëm atëherë mund të flasim për të hyrat e realizuara dhe afarizmin në përgjithësi”, ka thënë Muqa, shkruan Tribuna.

Ai thekson “Trepça” edhe këtë vit që po e lëmë pas, është përballur me problemet që i ka trashëguar nga e kaluara gati tridhjetëvjeçare.

Portali Telegrafi, 25.12.2013