Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti i keq, Amerika e Veriut pa energji

Qindra mijëra banorë në Kanada dhe në veri të Shteteve të Bashkuara do t’i kalojnë Krishtlindjet pa elektricitet, pasi një stuhi e acartë përfshiu zonat në fjalë gjatë së dielës.

Rreth 400 mijë banorë në lindje të Kanadasë dhe 280 mijë në shtetin amerikan të Miçiganit nuk kanë pasur energji gjatë së hënës.

Në Toronto një zyrtar ka deklaruar se energjia do të rikthehet për shumicën e banorëve ditën e enjte, por të tjerë mund të vuajnë mungesën deri në fund të javës.

Në qytet janë hapur qendra të shumta ku qytetarët mund të ngrohen. Temperaturat të ulëta deri në -15 gradë Celsius pritet të përfshijnë jugun e Kanadasë në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, të paktën 11 vdekje janë verifikuar për shkak të stuhisë në Amerikën Veriore, pesë prej të cilave në aksidente rrugore të shkaktuara nga rrugët e mbuluara nga ngricat.

Rreth 10-30 milimetra akull është shtrirë në sipërfaqet e zonës së Torontos gjatë stuhisë. Copa akulli binin nga tarracat e ndërtesave, raportoi më herët kanali televiziv kanadez CBC.

Ndërkohë, autoritetet hekurudhore kanë paralajmëruar udhëtarët e linjës Toronto-Montreal-Otaua dhe Nju Jork se do të ketë vonesa deri të hënën.

Kryetari i bashkisë së Torontos, Rob Ford nuk shpalli gjendjen e emergjencës, por deklaroi se kthimi i energjisë elektrike në spitale dhe komunitet duhet të jetë prioritet.

Top Channel, 24.12.2013