Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fermerët do të marrin naftën e Albpetrolit ose gazin e TAP

Skenari i furnizimit të fermerëve me naftë pa akcizë është zgjidhur me naftën e Albpetrolit. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha dje gjatë diskutimeve për shpenzimet buxhetore në komisionin parlamentar të Ekonomisë se mbështetja me naftë pa akcizë për fermerët është problem madhor dhe element shumë i rëndësishëm në koston e përgjithshme të prodhimit bujqësor, veçanërisht në serat me ngrohje, në mekanikën bujqësore dhe peshkim. Por para se të merret vendimi final, duhet zgjedhur më parë skema e shpërndarjes në mënyrë që të shmangim abuzimet. “Ne jemi të vendosur që të konsolidojmë skemën dhe një opsion është përdorimi i një burimi ekstra buxhetor, që është nafta e Albpetrolit, është naftë D2 dhe që është e përshtatshme për këtë qëllim”, – tha Panariti. Ministri shtoi se “po nxisim fermerët e serave të sjellin teknologjinë e ngrohjes me gaz, përballë perspektivës së kalimit të gazsjellësit TAP”. Gjithashtu ai informoi se gjatë takimeve që ka zhvilluar me shoqatat e fermerëve i ka inkurajuar ata të shikojnë mundësinë e futjes në përdorim të teknologjive të ngrohjes së serave me gaz. Për këtë ai kërkoi edhe mbështetjen e komisionit të Ekonomisë për të gjetur mundësinë e mbështetjes me subvencion në masën 50 % të kostos, për të ndryshuar teknologjinë e për të kaluar në ngrohjen me gaz, përballë perspektivës së kalimit të gazsjellësit TAP.

gazeta Mapo, 23.12.2013