Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MZHE lanson fushatën “T’i japim energji së ardhmes”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Bankën Botërore lansojnë fushatën informuese për sektorin e energjisë me moton “T’i japim energji së ardhmes”, gjatë së cilës qytetarët do të informohet mbi reformat në sektorin e energjisë, Efiçiencën e Energjisë, Burimet e Ripërtritshme dhe projektet që janë në zhvillim e sipër.

Për gjashtë javë rresht, përmes mediave të ndryshme si TV, gazeta dhe mediat sociale si Facebook e Twitter, qytetarët do të informohen në detaje për çështjet e sipërpërmendura dhe orintimet e vendit për të plotësuar standardet ndërkombëtare.

Fushata ka në fokus informimin e qytetarëve për reformat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë në këtë sektor, ndërsa investitorëve u bëhen me dije potencialet energjetike që ka vendi dhe mundësitë e favorshme për investime në energji.

 

download

energjia.al 16.12.2013