Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ pret lidhjet e paligjshme

Difektet, që prej ditësh po lënë pa energji elektrike lagje të tëra në Tiranë, kanë ngritur në një aksion punonjësit e “CEZ Shpërndarje” për riparimin e tyre dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme.

“Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona për riparimin e difektit këtu te fiteri F10, njëkohësisht kemi organizuar edhe një operacion për prerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme, si dhe të abonentëve që janë debitorë. Lidhjet e paligjshme shkaktojnë mbingarkesën në rrjet, si dhe të gjitha difektet që ndodhin në të”, tha Altin Gjino, drejtor i Drejtorisë Rajonale për Tiranën.

Sipas drejtuesve të “CEZ Shpërndarje”, problemet e shfaqura së fundmi me furnizimin me energji nuk kanë të bëjnë me mungesën e energjisë elektrike, pasi ajo është e siguruar, por me rritjen e ngarkesës, abuzimin e konsumatorëve dhe dëmtimin e aseteve të kompanisë, nga individë dhe kompani ndërtimi.

Sa u përket rasteve të abuzimeve, “CEZ Shpërndarje” ka dërguar në Prokurori 100 dosje abonentësh dhe 10 punonjës që kanë bashkëpunuar në këto abuzime.

Top Channel, 15.12.2013