Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkup, qytetarët në protestë kundër EVN-së

Dhjetëra qytetarë të Shkupit mbrëmë bllokuan aksin rrugor të njohur si rruga e “ plastikave” në Shkup, për shkak se korporata elektroenergjetike i kishte shkyçur nga rrjeti i energjisë elektrike.

Qytetarët të revoltuar kanë bllokuar komunikacionin në këtë rrugë të frekuentuar që lidh Shkupin me akset rrugore që çojnë drejt Kosovës dhe në destinacionet e tjera. Protesta ka kaluar e qetë dhe se nuk janë evidentuar incidente.

Me protestuesit janë solidarizuar edhe pronarët e disa dyqaneve përreth, të cilët janë revoltuar nga çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe mospërballimi nga ana e qytetarëve.

Portali Telegrafi, 12.12.2013