Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në universitetin e Prishtinës hapet lëndë mësimore për energjinë

Deklarata e djeshme e përfaqësuesve të evroenergie L.L.C:

“Të nderuar zonja dhe zotërinj,

pasi që sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës së integrimeve në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh edhe faktin që përmes burimeve natyrore në Kosovë ofrohen mundësi të shumta për investime, është paraparë edhe komponenta e përgatitjes përkatëse të kuadrove të reja në përputhje me trendet zhvillimore evropiane dhe në përputhje me kërkesat perspektive të vendit.

me anë të kësaj komunikate ju vëmë në dijeni se sot më datë 11.12.2013 në mes të Universitetit Publik të Prishtinës, Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj dhe kompanisë evroenergie L.L.C, u nënshkrua një marëveshje bashkëpunimi mbi implementimin dhe ligjërimin e lëndës mësimore “Liberalizimi i tregut energjetik, energjitë e ripërtëritshme dhe efiçienca” në planprogramin mësimorë të këtij Fakulteti.

Marëveshj e lartë përmendur paraqet një perspektiv për vendin tonë si dhe për brezat e ardhshëm. Kjo marrëveshje padyshim u arrit falë kontributit të vazhdueshëm dhe mbështetjes financiare nga Institicioni ADA- Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe kompanisë amë energieweit Gruppe GmbH me seli në Gjermani, si dhe falë punës së palodhshme të stafit të evroenergie L.L.C dhe gatishmërisë së Rektoratit të UP-së, Dekanantit të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj zotëri Bujar Pira.

evroenergie L.L.C në vazhdën e përpjekjeve të saj për të kontribuar në implementimin e trendeve dhe kërkesave të BE-së, për të kontribuar në të mirën e vendit arrin edhe një sukses domethënës për vendin.”

energjia.al 11.12.2013