Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mblidhen pesë mijë euro për minatorët e Trepçës

Shoqata joformale bamirëse e disa profesionistëve shqiptarë, Basketistat, që jetojnë dhe punojnë në Londër, gjatë një manifestimi të organizuar për Ditën e Flamurit, më 30 nëntor, mblodhi 5000 euro, me dedikim për të varfrit në Kosovë, raporton UK Albanians Network.

Këto të holla tashmë janë bartur në Kosovë. Me to, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, do të blihen ndihma, të cilat do t’u shpërndahen familjeve më në nevojë të ish-minatorëve të Trepçës, në Mitrovicës, të cilët në të kaluarën bënë aq shumë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në një situatë të rëndë materiale e statusore.

Tashmë është bërë traditë që çdo vit për këtë festë shoqata Basketistat të mbledhë para për ndihma që u dedikohen të varfërve të Kosovës.

Ajo për humanitetin e manifestuar me vepër ka marrë mirënjohje nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Por ky vit ishte shumë më i suksesshëm. Ndër të tjera sivjet kjo shoqatë mblodhi rreth 1100 euro me dedikim për hulumtimin e sëmundjes së leukemisë në Angli.

Portali Koha.net 09.12.2013