Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, policia bllokon 42 mijë litra naftë bruto, arrestohen dy persona

Një sasi prej 42 mijë litra naftë bruto janë sekuestruar nga policia e Fierit dhe dy persona janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme për falsifikim të vulave dhe stampave. Sipas policisë Sabaudin Kasa 48 vjeç dhe Shefqet Kasa 58-vjeç janë arrestuar pasi në dy autobote që ata po drejtonin nuk është gjetur lëndë djegëse e llojit të përcaktuar në faturën tatimore të shitjes por naftë bruto e cila dyshohet të jetë e vjedhur.

“Më datë 09.12.2013 në vendin e quajtur “Vija e Ngjales” në dalje të qytetit Fier, është ndaluar shtetasi Sabaudin Kasaj i cili drejtonte automjetin (autobot) me targa FR 5662 .

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se lenda djegëse që ndodhej në autobot nuk ishte e llojit SOLAR si ishte përshkruar në Faturen Tatimore të Shitjes , por Naft Bruto e cila dyshohet se është e vjedhur. Në cilesin e provës materiale është sekuestruar 1 (një) autobot me targa FR5662 C i ngarkuar me naft bruto.

Po kështu është bere edhe bllokimi i subjektit privat “Kasa” me administrator shtetasin Shefqet Kasa, ku brenda këtij ambjenti u bllokuan edhe nje autobot tjetër, dhe një sasi e konsiderueshme lënde djegëse naft bruto rreth 42.000 litra.”- bëhet me dije nga policia.

Balkan Web, 09.12.2013