Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Azerbajxhani rrit çmimet e benzinës dhe gazit

Qeveria e Azerbajxhanit ka njoftuar për rritje të mprehtë të çmimeve të benzinës dhe gazit natyror. Këshilli Tarifor ka thënë se çmimet do të rriten për 27 – 33 për qind.

Shpjegime për këtë vendim nuk janë dhënë. Disa ligjvënës kanë kundërshtuar vendimin, duke thënë se ai do të rezultojë me çmime më të larta edhe për mallra dhe shërbime të tjera.

Këshilli Tarifor ka rritur për herë të fundit çmimet në janar të vitit 2007, kur çmimi i benzinës ka shënuar rritje për 50 për qind.

Portali Telegrafi, 04.12.2013