Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN prononcohet për shlyerjen e detyrimeve nga kompanitë e naftës

Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në një prononcim për median në lidhje me problemet me pagesat e taksave dhe tatimeve të kompanive hidrokarbure deklaron se të gjitha kompanitë që gjatë aktivitetit të tyre rrisin faktorin R mbi 1, duhet të paguajnë tatimin mbi fitimin.

“AKBN është e angazhuar plotësisht për auditimin dhe kontrollin rigoroz të shpenzimeve operative dhe kapitale në mënyrë që të bëhet e mundur që kompanitë të paguajnë tatim-fitimin që ne rastin e marrëveshjeve hidrokarbure është 50%”

Sipas Z. Dervishi, ka shumë klauzola të kontratave me kompanitë të cilat janë të diskutueshme dhe është e nevojshme të rishikohen, por vetë struktura e një marrëveshje është e tillë që e vështirëson amendimin pa konsensusin e palës tjetër.

“Në vitin 2014 do të miratohet një rregullore e re për sektorin hidrokarbur, e cila do të imponojë kompanitë për të bërë një transparence më të madhe financiare” .

energjia.al 04.12.2013