Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sfida e “Trepçës” për t’u shndërruar në ndërmarrje publike

Dy ligjet e përgatitura nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, rreth ndryshimit të statusit aktual të “Trepçës”, po e presin dritën e qeverisë për t’u dërguar pastaj në Kuvendin e Kosovës. Në të dy propozim-ligjet parashihet që ajo të shndërrohet në ndërmarrje publike. Ministri Fadil Ismajli ka thënë se Trepça nuk duhet të trajtohet njësoj si të gjitha ndërmarrjet e tjera nga AKP-ja, për të cilën thotë të mos ketë kapacitete për menaxhim të kësaj ndërmarrjeje. Sipas tij me anë të këtij plani, “Trepça” me mineralet e saj mund të jetë e pranishme në bursat më të mëdha botërore. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka kritikuar këtë ministri për neglizhencë karshi realizimit të këtij projekti.

Revista Monitor, 02.12.2013