Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AlbChrome: Kemi pezulluar aktivitetin e nënkontraktorit TurAlb

Shoqëria AlbChrome, edhe në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ka pezulluar aktivitetin minerar të nënkontrakorit të saj, Tur-Alb-Krom, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp të kompanisë. Me shkresë nr. 271/1 prot. datë 04.11.2013, AlbChrome është njoftuar për Urdhërin Nr. 83, datë 01.11.2013 të Ministrit të MEI, z. Damian Gjiknuri, për pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar të lejes minerare 677 datë 16.09.2002 (Zona D). Ky urdhër nënkupton pezullimin e aktivitetit vetëm për Zonën D. Kjo zonë minerare i është dhënë në nënkontraktim subjektit Tur-Alb-Krom shpk që në vitin 2012.

Në respektim të Urdhërit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, shoqëria Albchrome i ka kërkuar nënkontraktorit Tur-Alb-Krom shpk:
• Të pezullojë menjëhere aktivitetin minerar në Zonën D
• Të marrë masa për eliminimin e mangësive të konstatuara nga kontrollet e RISHMI dhe AKBN, mangësi që janë përgjegjësi e drejtperdrejt e Tur-Alb-Krom shpk dhe që kanë sjellë pezullimin e Zonës D.
Gjithashtu AlbChrome ka caktuar dhe një kompani të autorizuar që të inspektojë Zonën D në funksion të zbatueshmërisë së urdhërit të Ministrit.
Pezullimi vetëm në Zonën D, në administrim të nënkontraktorit Tur-Alb-Krom, nuk ndikon në ushtrimin dhe zhvillimin normal të aktivitetit të konçensionarit AlbChrome. Vetë AlbChrome mbetet e fokusuar në realizimin dhe tejkalimin e parashikimeve të zërave të investimev sipas marrëveshjes që ka me Shtetin Shqiptar.
Ndërkohë përsa i përket njoftimit të publikuar sot në media për fillimin e grevës nga ana e punonjësve të kompanisë Tur-Alb-Krom në Zonën D, shpresojmë që situata e krijuar midis kësaj kompanie dhe punonjësve të saj të shkojë sa më shpejt drejt normalizimit.

• Industria kromit në Shqipëri i ka fillimet e saj në vitin 1948.
• Në vitin 2001 Miniera Bulqizë bashkë me disa objekte të tjera si Uzina Ferrokromit Burrel, Fabrika e Pasurimit Bulqizë dhe Impianti Seleksionimit Klos iu dhanë në koncesion kompanisë italiane Darfo s.p.a, quajtur ACR Holding srl.
• Kompania Darfo s.p.s. ia shiti të gjitha aksionet e ACR Holding srl një kompanie austriake, DCM DECO metal GmbH.
• Që në fillim të vitit 2013 Albanian Chrome zotërohet 100% nga Grupi Balfin.

Revista Monitor, 02.12.2013