Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tentoi të vidhte kabllin elektrik, vdes 22-vjeçari

Një i ri ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij kanë rënë në prangat e policisë, teksa tentonin të vidhnin kabllin elektrik në kabinën elektrike, në fshatin Dush të rrethit të Pukës.

Referuar burimeve nga Policia e Pukës,” 22- vjeçari A.Lleshaj, ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa16-vjeçari me iniciale T.Ll, dhe 22-vjeçari Brian Brunga, u arrestuan sot nga policia lokale, teksa tentonin të vidhnin kabllin elektrik në kabinën që furnizon me energji banorët e fshatit Dush, Komuna Qerret e rrethit Pukë.

Balkan Web, 19.11.2013