Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mali i Zi, qeveria marrëveshje me BB-në për eficiencën e energjisë

Ministri i Financave i Malit të Zi Dr Radoje Zugiç u takua me Anabel Abreu , kreun e zyrës së Bankës Botërore për Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën .

Gjatë takimit u diskutua për statusin e projekteve që mbështeten nga Banka Botërore në fushën e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe u bë e ditur se do të nisin negociatat në lidhje me projektin “Efikasiteti i Energjisë në Malin e Zi, i cili i referohet përmirësimit të efikasitetit energjetik në institucionet shëndetësore . Hapi i ardhshëm është nënshkrimi i marrëveshjes së kredisë në vlerë prej 5 milionë euro, pas aprovimit formal nga ana e qeverisë së Malit të Zi dhe bordi drejtues të Bankës Botërore. Znj Abreu vlerësoi efikasitetin e ekipit malazez i cili merr pjesë në negocimin dhe zbatimin e projektit. Ministri dha miratimin edhe për të filluar negociatat me Bankën Botërore , me qëllim zbatimin e projektit të “Menaxhimit të mbetjeve industriale “, si një prej çështjeve më të rëndësishme mjedisore .

Revista Monitor, 18.11.2013