Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimet, lista e firmave në falimentim, edhe kompani nafte.

Për 121 subjekte private, ndër të cilat një pjesë e mirë janë ndërmarrje të mëdha, ka trokitur “mandati” i administratës së re të Tatimeve. Fjala është për zbatimin e një kërkese të ligjit për procedurat tatimore, të miratuar nga mazhoranca e djathtë mes shumë polemikave, që përcakton kushtet, në të cilat tatimorët janë të detyruar të shpallin zyrtarisht falimentimin e detyruar për ndërmarrjet private apo shtetërore.

Në listën e Tatimeve figurojnë edhe kompanitë e biznesmenit të naftës Rezart Taçi, Kuid dhe Taçi Oil. Por këtyre u është shtuar edhe TV ALSAT, gjithnjë në pronësi të tij.
Në sektorin e karburanteve bën pjesë në listë edhe subjekti i mirënjohur Fisheku, me qendër në Fier, ndërkohë që firma e transportit ajror Albatros, e goditur nga qeverisja e mëparshme për shkaqe kryesisht politike, që lidheshin me pakënaqësinë e ish-kryeministrit Berisha ndaj ish-presidentit Moisiu, ka kohë që e ka pritur një masë të tillë.
Nga Vlora dhe nga Durrësi numërohen në këtë listë një numër mjaft i madh subjektesh të penalizuara.

Ligji

Sipas Ligjit Nr.9920, datë 19.5.2008 Për Procedurat Tatimore, Neni 104, “Fillimi i procedurave të falimentimit”, administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare, 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit; kur detyrimi tatimor i të cilëve është deklaruar i pambledhshëm; kur deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht; kur nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji apo kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për më shumë se dy vite.

Shqiptarja.com 30.10.2013