Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburantet, kontrolli në rang vendi, por fajtorët ende sekret

Metrologjia ka parashikuar shtrirjen tërësore të inspektimeve të saj.

Inspektimi po vijon pikë më pikë karburanti, të aksit Tiranë-Fier .

Drejtoria e Metrologjisë, duket se e ka marrë seriozisht. Për të ushtuar kontroll inspektimi në të gjitha pikat e karburantit në rang vendi, lidhur me abuzimet që kryhen realisht jo në pak prej tyre me sasinë dhe cilësinë e shitjes së karburantit. Teksa aktualisht, gjendet duke e ushtruar një mision të tillë, në aksin Tiranë-Fier, mjaft i populluar ky dhe i rëndësishëm për qarkullimin rrugor në vend. Një situatë kjo, në dukje absurde, teksa mendon që nga kontrolli i parë, ende nuk janë bërë publikë emrat e kompanive, të cilat rezultuan si abuzuese ndaj klientëve të tyre. Siç bëjnë me dije vetë burimet zyrtare të ministrisë së Ekonomisë, inspektorët e Metrologjisë, janë duke ushtruar kontroll ditë për ditë dhe pikë më pikë karburanti, duke mos bërë asnjë dallim nga markat që mban secili prej tyre. E kësisoj, duke ushtruar një kontroll tërësor dhe të plotë. “Detyrimisht, duke marrë parasysh edhe përmasat e një inspektimi të tillë, edhe rezultatet mendohet që do të nxirren më vonë në kohë. Mjafton të mendosh se kontrolli vetëm në një pikë karburanti, kërkon të paktën një orë kohë”, vlerësojnë këto burime gjatë një prononcimi të posaçëm për “KJ” lidhur me një çështje të tillë. Duke shtuar më tej faktin se është e pamundur që të dalësh me emra konkretë të kompanive që abuzojnë me shitjen e karburantit në këto momente, pasi e para, nuk ka mbaruar inspektimi dhe e dyta, e çka është më e rëndësishmja, nuk e lejoka ligji për inspektimin. Duke krijuar kështu, për herë të dytë një rreth vicioz të këtij procesi, i cili edhe pse nis me shumë zhurmë, përfundon si një flluskë sapuni, teksa të gjithë dalin “të larë” prej tij, dhe askush fajtor. Edhe pse nga ana e tyre, ekspertët e ministrisë së Ekonomisë japin argumentin se këtë herë, inspektimi i ndërmarrë ka si qëllim që të mos bëhet përmes një zhurme mediatike, apo jehone të madhe, porse të arrijë qëllimin e tij, pikërisht vetëm përmes aksionit në terren dhe pikë më më pikë karburanti. “Qëllimi është që të realizohet në kompleks si proces”, cilësojnë burimet zyrtare të ministrisë së Ekonomisë.

Gazeta Koha Jone, 28.10.2013